Arrestohet një i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, u arrestua 34-vjeçari S. H., lindur dhe banues në Shkodër.


