Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SHBA-Kinë, takimi që mund të ndryshojë zhvillimet”/ Koloneli: Irani dhe lufta Rusi-Ukrainë në qendër të diskutimeve

schedule22:18 - 23 Shtator, 2026

schedule 22:18 - 23 Shtator, 2026

Koloneli Sami Neziri, në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, komentoi takimin e pritshëm mes SHBA-së dhe Kinës dhe temat kryesore që pritet të diskutohen.

Neziri tha se takimet paraprake mes palëve kanë krijuar terrenin për këtë takim, ndërsa ndër çështjet kryesore pritet të jenë marrëdhëniet ekonomike, Tajvani, Irani dhe lufta Rusi-Ukrainë.

Sipas kolonelit, Kina është konsoliduar si fuqia e dytë botërore dhe përbën tashmë një konkurrent kryesor të SHBA-së.

Neziri theksoi gjithashtu interesin e Kinës për zhvillimet në Iran, duke argumentuar se Pekini, ashtu si edhe shtete të tjera, është i varur nga energjia iraniane dhe ka interes për një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

“Po të kemi parasysh takimet paraprake që janë bërë, kanë qenë në interes të këtij takimi. Ajo që mbetet për t’u diskutuar janë marrëdhëniet ekonomike, por më kryesore janë temat e nxehta që janë Tajvani, padiskutim Irani dhe lufta Rusi-Ukrainë. Por Kina është e konfirmuar si fuqia e dytë botërore. Nuk është më problem Rusia, është Kina ajo që është konkurrente. Pra unë kështu e shoh. Kina ka interes, si shumë shtete të tjera janë të varura nga energjia iraniane dhe janë të interesuara për të zgjidhur sa më shpejt çështjen e Iranit. Por unë besoj që takimi i nesërm do ketë goxha impakt në zhvillimet e ardhshme qoftë në Lindjen e Mesme qoftë në luftën Rusi –Ukrainë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!