Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg/ “Politika në Kosovë të unifikohet”, Hisen Berisha: Dhomat e Specializuara duhet të zhbëhen

schedule23:44 - 23 Shtator, 2026

schedule 23:44 - 23 Shtator, 2026

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka komentuar zhvillimet lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke kërkuar një qasje të unifikuar të politikës kosovare.

Berisha tha se vendimet e Dhomave të Specializuara prekin, sipas tij, jo vetëm luftën e Kosovës, por edhe historinë e vendit.

“Këto vendime prekin të gjithë angazhimin dhe sakrificën. Kjo po prek jo vetëm luftën e Kosovës por edhe historinë tonë të cilën ne duam ta ruajmë të pastër. Kjo derivon më pas në etiketime të radhës. Unë e shoh me shqetësim, dhe shpresoj që kjo energji qytetare të orientohet drejt Kuvendit, dhe të ketë zhbërje të Dhomave të Specializuara”, tha ai,.

Ai shtoi se situata duhet të trajtohet me shqetësim dhe kërkoi që energjia qytetare të orientohet në mbështetje dhe drejt një zgjidhje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!