Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarm në hotelin e Netanyahut në SHBA/ Hetime nga Shërbimi Sekret pas sjelljes së dyshimtë të tre personave

schedule23:35 - 23 Shtator, 2026

schedule 23:35 - 23 Shtator, 2026

Shërbimi Sekret në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut kanë nisur një hetim urgjent, pasi tre persona u panë duke dalë nga një pusetë në Park Avenue, vetëm pak hapa larg hotelit ku pritet të qëndrojë Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Nju Jork.

Ngjarja vjen teksa Netanyahu pritet të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe pritet të akomodohet në Hotelin Luksoz Loews Regency. Mediat amerikane raportojnë se autoritetet mbërritën në vendngjarje paraditen e të mërkurës, me kohën lokale në Shtetet e Bashkuara.

Sipas dëshmitarëve dhe të dhënave të para të policisë, pasi dolën nga pusetat në mes të rrugës, tre personat hipën në dy automjete të ndryshme dhe u larguan me shpejtësi drejt Park Avenue. Autoritetet dyshojnë se ata kishin hyrë në rrjetin nëntokësor përmes një hyrjeje të metrosë në rrugën 63 dhe Fifth Avenue.

Burime nga inteligjenca dhe policia deklaruan se, pas kontrolleve të imtësishme, nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes ose tregues për një atentat apo kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj liderit izraelit.

Zyrtarët besojnë se personat mund të jenë “eksplorues urbanë”, persona që hyjnë ilegalisht nëpër tunele dhe hapësira të mbyllura për hobi, ose individë që pastrojnë sistemin e kanalizimeve pas stuhive të fundit.

Për shkak të pranisë së qindra liderëve botërorë në Nju Jork dhe tensioneve të larta gjeopolitike, Shërbimet Sekrete dhe njësitë policore të Nju Jorkut e kanë blinduar zonën përreth hotelit dhe po analizojnë të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat. Deri më tani nuk është kryer asnjë arrestim, ndërsa niveli i sigurisë rreth hotelit Regency është ngritur në nivel maksimal.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!