TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, për zëvendësimin e masës së e sigurisë “arrest me burg”.
Kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës u shqyrtua nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa i pranishëm në seancë ishte edhe Erion Veliaj.
Po ashtu, në Gjykatë ishin dhe dy prokurorët e çështjes Ols Dado dhe Altin Dumani.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës kishte paraqitur kërkesën për zëvendësim të masës aktuale me pretendimet se çështja ka kaluar në gjykatë dhe nuk ka asnjë rrezik për prishje të provave.
SPAK ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar Më 10 shkurt 2025.
Ai akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve të palejuara në burg./abcnews.al


