TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi komentoi veprimet e dhunshme të protestuesve, të cilët dogjën automjete, institucione dhe aktit të tyre shkatërrues nuk i shpëtoi as hotel “Dajti”, i cili ka një histori pothuajse shekullore.
Duke iu referuar hotel Dajtit, Minxhozi kujtoi historinë e godinës, e cila, sipas tij, i ka mbijetuar edhe Luftës së Dytë Botërore, ndërsa sot dëmtimi i tij simbolizon situatën e krijuar në kryeqytet.
“Është një hotel pothuajse 100-vjecar, që i mbijetoi luftës së dytë botërore ku janë pritur princër dhe perandorë. Ajo që ndodh me hotel Dajtin është një metaforë dëshpëruese e këtyre ditëve, është metafora e verbër e dhunës që nuk njeh kufi.
Kjo po maskohet nën petkun e protestës së një lëvizjeje studentore. Ata që u privuan nga k e drejta për protestën, ishin flamignot dhe studentët, nuk ka studentë me armë të ftohtë, mjete piroteknike dhe të armatosur me një agresivitet që nuk justifikon asnjë lloj kauze”, tha ai.
Ai tha se edhe shteti është treguar tolerues mbi aktet e dhunës, që kanë ushtruar mbi institucionet.
“Shteti është treguar shumë lejues. Shumë i butë duke lejuar që të digjet një ndër ministritë e tij kryesore tre herë. Tirana nuk mund ta mbajë këtë faturë. Mazhoranca duhet të reflektojë thellë për këtë që po përjeton Shqipërisë, por sot primare është jeta dhe pasuria publike. Kjo që po ndodh në Tiranë vërtet nuk ka as fund dhe as krye dhe nuk ka më asnjë logjikë. Ballin e protestës e kanë zënë skifterët, jo flamingot. I shoh të gjitha palët e humbura”, tha Minxhozi.


