Synohet titulli i munguar, Ferrari rinovon me talentin nga Principata

schedule09:32 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 09:32 - 23 Dhjetor, 2019

Titulli kampion në Formula 1 mungon te Ferrari prej 12 vitesh. Finlandezi Raikonnen ishte i fundit që ia doli të triumfonte me “Kokëkuqen” dhe vetëm kaq. Vite të vështira, probleme në skuderi dhe “thatësirë” fitoresh e trofesh.

Emri që po rikthen shpresën te tifozët e shumë të skuderisë italiane është Charles Leclerc. 22-vjeçari nga Montekarlo debutoi sezonin e kaluar me Ferrarin, fitoi 2 gara dhe ia doli të fitonte zemrat e tifozëve.

Talenti i tij nuk vihet në dyshim dhe Ferrari ka vendosur ta “blindojë”. Akordi për kontratën e re është arritur sipas Gazzetta dello Sport dhe Leclerc do të jetë pjesë e makinës së famshme deri në vitin 2024, teksa rroga e tij do të shkojë në 9 milionë euro në sezon, pothuajse trefishi i asaj që përfiton. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!