Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Antoneli, një hap larg titullit/ Piloti italian mund të jetë kampion në 25 tetor në SHBA

schedule12:59 - 12 Tetor, 2026

schedule 12:59 - 12 Tetor, 2026

Nuk qe e thënë të fitonte këtë herë, dhe nuk ishte e domosdoshme. Kimi Antonelit nuk i interesojnë triumfet në këtë moment të sezonit, kur po i afrohet gjithnjë e më shumë titullit të tij të parë botëror.

Adoleshenti italian doli i treti në Çmimin e Madh të Singaporit, dhe u shkëput në krye të renditjes së kampionatit botëror të Formula 1.

Suksesi në pistën në Gjirin e Marinës i takoi me meritë të plotë katër herë kampionit të botës, Maks Verstapen.



“Holandezi fluturues” pati një fundjavë të shkëlqyer, duke fituar sprintin, pastaj duke zënë vendin e parë në provat zyrtare, e duke marrë suksesin edhe në garë.

I mungoi vetëm xhiroja më e shpejtë që i takoi Sharl Lëklerkut të Ferrarit.

Makinat italiane u paraqitën mirë, edhe pse Ljuis Hamilton gaboi dhe në fund u parakalua edhe nga Antoneli, por edhe nga dy makinat Meklaren, me pilotët Norris e Piastri.

Verstapen arriti fitoren e dytë radhazi këtë sezon, e duket se Red Bulli është kthyer në një forcë të denjë për të rivalizuar Mercedesin dhe të tjerët.

Antoneli, ndërkaq, kryeson renditjen e Botërorit të Formula 1 me 340 pikë, 108 më shumë se shoku I tij I skuadrës, Rasëll, dhe mund ta fitojë titullin që në garën e ardhshne, në 25 tetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mercedesi po ashtu dominon në renditjen për skuadrat me 578 pikë, ndaj 444 të Ferrarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!