Sali Berisha shkoi sot në SPAK për masën detyrim paraqitje, ndërsa gjyqi ndaj tij po zvarritet me shtyrje të njëpasnjëshme për shkak të mungesave të avokatëve e gjyqtares.
Ish kryeministri i akuzuar për korrupsion për privatizimin e ish kompleksit Partizani, ka sulmuar vazhdimisht kreun në ikje të SPAK, Altin Dumani ndërsa nuk ka pritur mirë as kreun e ri të sapozgjedhur.
Altin Dumani zhvillon sot një takim me pasuesin Klodian Braho, në ditët e fundit para mbarimit të mandatit dhe dorëzimit të detyrës së shefit të Prokurorisë së Posacme./abcnews.al


