Shirat e dendur dhe të vazhdueshëm në Greqinë perëndimore bllokuan rrugët, krijuan rrëshqitje toke në disa zona. Autoritetet bënë thirrje për banorët e rajoneve të Janinës dhe Artës për të shmangur udhëtimet e panevojshme.
Në prefekturën e Janinës, Mbrojtja Civile i paralajmëroi banorët që të “kufizojnë lëvizjet e tyre në absolutisht të domosdoshme” për shkak të shirave të dendur dhe rrëshqitjeve të tokës.
Kryetari i bashkisë së Pogonit, Konstantinos Kapsalis, gjithashtu u kërkoi autoriteteve të shpallnin gjendje emergjente për qytetin pas dëmtimeve të rënda të shkaktuara në infrastrukturë nga përmbytjet.
‘’Pavarësisht ndihmës nga Mbrojtja Civile dhe bashkia, shkalla e dëmit tejkalon nevojat e disponueshme’’, tha ai.


