Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balotazhi në Kosovë, mbyllet votimi/ EXIT Poll: Përparim Rama fiton mandatin e dytë në Prishtinë

schedule19:13 - 9 Nëntor, 2025

schedule 19:13 - 9 Nëntor, 2025

Është mbyllur votimi në Kosovë, në 18 komuna. Sipas EXIT Poll të para , Përparim Rama fiton mandatin e dytë në Prishtinë

Sipas rezultateve, Rama e fiton kryeqytetin me 53,62%, ndërsa Hejrulla Çeko i VV mbetet në vendin e dytë me 46,38%.

Procesi i votimit sipas KQZ, ka kaluar kryesisht i qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa gjatë ditës janë raportuar vetëm disa vonesa të vogla në hapjen e qendrave të votimit në disa zona e fotografim të fletëvotimeve.

Klan Kosova gjithashtu ka publikuar t Exit Poll-in për balotazhin në Mitrovicë, ku janë ballafaquar Arian Tahiri i PDK-së dhe Faton Peci i Vetëvendosjes.

Tahiri ka triumfuar ndaj Pecit, duke dalë i pari, bazuar në këto rezultate. Kandidati i PDK-së ka marrë 50,34%, ndërsa Peci 49,66%.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!