Në Kosovë më 9 nëntor mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Betejat më të forta, duket se janë në Prishtinë dhe Mitrovicën e Jugut.
Analisti Rid Berisha tha se për LDK duket se ka një “aromë fitoreje”, duke theksuar se kandidati i saj Përparim Rama ka më shumë shanse se kandidati i Kurtit.
Më tej analisti tha se Kosova po për përballet me një kolaps ekonomik dhe se Albin Kurti po shmang tërësisht përgjegjësinë.
“Ka mbetur edhe pak kohë ku vendi po përballet me retorikë të fortë politike. Fitorja për kandidatin e VV në Mitrovicën e Jugut do të ishte një monumentun…Fitorja e zotit Kurti në Mitrovicë do të ishte e rëndësishme për të. Ndërsa humbja për zotit Peci, do të ishte humbje edhe për Kurtit. Ndaj arka e shtetit është hapur dhe zoti Kurti nuk ka lënë segment buxhetor që të influencojë. Zoti Kurti është direkt i përfshirë. Nga Prishtina duket se ka hequr dorë. Që tani po vërehet një erë fitoreje për zotin Përparim Rama. Këto zgjedhje, balotazhi o na krijon përshtypje se janë aq të rëndësishme sa rezultati i tyre do të testojë legjitimitetin e secilës forcë politike”, tha ai.
/abcnews.al/

