Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova, gati për raundin e dytë të zgjedhjeve/ 1690 qytetarë votojnë për herë të parë

schedule17:11 - 7 Nëntor, 2025

schedule 17:11 - 7 Nëntor, 2025

KOSOVË- Në raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë që do të mbahen të dielën e 9 nëntorit, do të marrin pjesë për herë të parë 1690 votues, të rinj që kanë mbushur 18 vjeç përpara apo ditën e votimeve.

“Në rundin e dytë të zgjedhjeve, do të përdoret e njëjta listë votuese e cila është përdorur në rundin e parë, me disa përditësime. Konkretisht, kjo listë është plotësuar me emrat e 1,690 të rinjve që nga data 13 tetor deri më 9 nëntor kanë të drejtë të votojnë për herë të parë. Po ashtu, nga lista janë larguar rreth 1,150 persona që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë nga fillim shtatori deri në javën e fundit të tetorit”, tha zëdhësi KQZ, Valmiz Elezi.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka sqaruar se në listën votuese, nuk do të përfshihen as lëvizjet eventuale të qytetarëve nga njëra komunë në tjetrën.

“Lëvizjet e brendshme të qytetarëve ndërmjet komunave nuk përfshihen në këtë proces zgjedhor. Kjo do të thotë se qytetarët që kanë ndërruar vendbanimin nga një komunë në një tjetër pas rundit të parë nuk do të mund të votojnë në komunën ku janë zhvendosur, por vetëm në atë ku kanë qenë të regjistruar në listën votuese të rundit të pare dhe nëse komuna e tyre është pjesë e balotazhit”, tha ai.

Rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të Komunave do të mbahet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Sipas Listës së Votuesve të publikuar nga KQZ, pas përditësimit të të dhënave me votuesit e rinj dhe pas largimit të personave të vdekur si dhe të atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672, pra vetëm 543 votues më shumë se në raundin e parë.

Rundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar edhe votimin me kusht. Betejat më të ashpra janë ato për Prishtinën dhe Mitrovicën e Jugut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!