Opozita i bie pishman me Ramën. Pasi ia dogjën debatin për programin qeverisës, grupi parlamentar i PD i kërkon të bëjnë debat po për programin qeverisës.
Kur nuk ia dolën të ripërsërisë seancën e votëbesimit të qeverisë, tani grupi me në krye Gazment Bardhin i kërkon një tjetër seancë.
“Në vlerësimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, është e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë të zhvillojë një debat për një çështje të veçantë, siç është bilanci i qeverisë aktuale, në realizimin e programit politik të kaluar dhe programit politik në periudhën në vijim.”
Duket se takimet me Peleshin dhe thirrjet të Presidentit e ndërkombëtarëve, nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. Opozita paska reflektuar, dhe tani i dhimbset anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian dhe ku përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeverisjes janë themele të rëndësishme në një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Euopian. Anëtarësimi në Bashkimin Europian, që përfshinë detyrimisht rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, janë çështje që duhet të shqetësojnë çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky i fundit duhet të ketë rol të qenësishëm në çuarjen përpara të kësaj agjendë.”
Pra as bojkotimi, as kaosi nuk i vlen më opozitës, së rrudhur në numra dhe zëra. Ndaj dhe tashmë është radha që mos kërkojë më Rama opozitën në parlament, por opozita Ramën në parlament./abcnews.al

