Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkarkimi i Veliajt në tavolinën e Ramës/ Maxhoranca “ndez motorët” për zgjedhjet e reja ne Tiranë

schedule18:01 - 24 Shtator, 2025

schedule 18:01 - 24 Shtator, 2025

TIRANË- Tirana nuk ka më kohë për të humbur. Në të njëjtën ditë që prefekti i vuri në tryezë propozimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erjon Veliajt, Edi Rama kërkoi mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e parakohshme lokale.

“Krahas të gjitha punëve të tjera të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë, ku me kandidaten e duhur, me vizionin, me ambicien, aftësinë dhe përkushtimin e duhur, dhe patjetër edhe me organizimin dhe mbështetjen e duhur, do të marrim rezultatin e duhur, për t’i dhënë lokomotivës, Shqipërisë, shpejtësinë e duhur për Tiranën 2030, në Shqipërinë 2030”

Përpara kabinetit qeveritar dhe deputetëve të Tiranës, Rama tha se kryeqyteti nuk mund të merret peng nga një histori drejtësie plot pikëpyetje.

“Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht si një trup pa kokë dhe qytetarët e Tiranës nuk mund të bashkëjetojnë pafundësisht me një bashki “kokëkëputur”, e cila, duke mos pasur një të zgjedhur prej tyre në krye të saj, nuk mund ta ketë as legjitimitetin demokratik për t’i udhëhequr ata drejt të ardhmes”

Ndaj Ogerta Manastirliu është kandidatja e duhur për Tiranën, e cila duket se ka edhe besimin e qytetarëve duke iu referuar edhe sondazheve të publikuara së fundmi.

“Edhe në anketimin që kemi bërë enkas ditët e fundit për Tiranën, është shumë e qartë që shumica dërmuese e qytetarëve nuk e kanë gjëkundi mendjen tek ndonjë rival i kandidates së Partisë Socialiste, po e kanë me plot të drejtë hallin tek problematikat që kërkojnë adresim dhe zgjidhje nga bashkia e Tiranës.”

Dhe këtu, një mesazh e ka edhe për kundërshtarët politike.

“Aq e fortë është me sa unë shoh mbështetja e Partisë Socialiste ndaj Ogertës, sa që është krejt pa interes se kush do të jetë apo cilët do të jenë kandidatët e saj rivalë, të cilët do të hyjnë në garë të humbur, por do dalin nga gara edhe më të humbur”

Ndërsa për të tijtë, mesazhi është I qartë.

“Nuk kam po ashtu asnjë dyshim që patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës. fitojmë çdo garë që na del përpara me qetësinë më të madhe dhe patjetër me bindjen se pavarësisht se ne jemi fitimtarë, jemi fitimtarë pikërisht sepse vazhdojmë të zgjohemi më herët dhe të flemë më vonë sesa humbësit”, tha  ai.

Pas mbledhjes, Rama i vijoi porositë edhe në ambientet e një kafeje jashtë selizë rozë, ku për më shumë se 60 minuta, diskutoi me të tijtë, për organizimin e strukturave në terren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!