Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksioni kundër kanabisit në Shkodër, procedohen 5 kryetarë fshatrash

schedule12:59 - 18 Shtator, 2025

schedule 12:59 - 18 Shtator, 2025

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër. Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4639 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Ndërkohë janë identifikuar dhe shpallen në kërkim 3 shtetas,

Dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 780 bimë narkotike në fshatin Bajzë dhe kanë lidhur në mënyrë të kundërligjshme energjinë elektrike në një banesë në funksion të kësaj veprimtarie kriminale. Raportohet se janë proceduar penalisht 5 kryetarë fshatrash, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit, dhe 2 shtetas, për moskallëzim të krimit.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!