Arrestohen 3 persona në Tiranë për mashtrim kompjuterik

schedule08:45 - 18 Janar, 2018

schedule 08:45 - 18 Janar, 2018

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për mashtrim kompjuterik, fshehje të të ardhurave dhe shkelje e të drejtave të pronësisë industriale. Në sajë të operacionit “Dream box” u arrestuan:.

  • Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh sarandë dhe banues në Tiranë.
  • Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
  • Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale”, parashikuar nga nenet 143/b, 180 dhe 149/a i Kodit Penal”, pasi këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme tregëtonin aparate “Dream box” dhe  “Smart box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 57  aparate Dream box dhe  Smart box, 180.000 lekë të vjetra, 3 USB dhe një automjet tip Volkswagen Pasat AA 294 CG

U desh një punë hetimore  6 mujore nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke aplikuar  metodat speciale të hetimit për të finalizuar me sukses operacionin e përbashkët të koduar  “Dream box”. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!