Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vllaznia kualifikohet në continent/ Skuadra e futbollit të femrave vazhdon në Kupën e Europës

schedule20:32 - 30 Gusht, 2025

schedule 20:32 - 30 Gusht, 2025

E nisi në Champions dhe nuk mundi ta vazhdonte aty, por gjithsesi një sukses e arriti. Vllaznia siguroi vazhdimësinë në futbollin kontinental për femra me fitoren 3-1 ndaj një rivali nga Luksemburgu.

Rasing Union u mund 3-1 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ky sukses ishte një reagim pas humbjes së pak ditëve më parë, gjithashtu në Shkodër ndaj Dinamos së Minskut. Bajraktari, Doçi dhe Deda ishin autoret e golave, dhe shkodranet do të vazhdojnë tashmë në Kupën e Europës, pasi u eliminuan nga Championsi.

Shorti për raundin e parë eliminator hidhet këtë të diel, ndërsa ndeshjet do të luhen në 10 e 11 shtator, si dhe në 17 e 18 shtator. Trajneri Nikolin Leka dhe sulmuesja kryesore, Megi Doçi e komentuan kështu kualifikimin.

Futbolli shqiptar i femrave do të përfaqësohet në këtë konkurrim edhe nga Partizani. Dy ekipet shqiptare do të synojnë të kalojnë dy raunde eliminatore, për t’u kualifikuar për në të tetat e finaleve./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!