Mes të arrestuarëve për ndërtimet problematike që sollën viktima në Durrës janë edhe pronarët e hotelit “Vila Palma”, i cili u thërmua nga tërmeti duke zënë nën vgetë Sadik dhe Klajdi Qaton.
Për fat të mirë, Klajdi ia doli,ndërsa Sadiku u nxorr pa jetë.,
Të arrestuar janë pikërisht Arben dhe Dëshira Qato për shkak se është konstatuar se ata kanë ndërtuar dy kate pa leje nga gjashtë kate që kishte lejen, gjë e cila sipas ekspertëve dyshohet se solli edhe shkatërrimin e godinës.
Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.
Momentalisht në prokurorinë e Kavajës, ka të hapur një dosje penale për Dëshira Qato shefe Urbanistike në Kavajë, ish-kryebashkiakun Isa Sakja dhe dhe Dritan Kazazin, të cilët janë në hetim për “Shpërdorim detyre”, për dhënien e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës.
Qatot nuk janë të vetmit të arrestuar. Gazetarja Glidona Daci, duke iu referuar burimeve nga prokuroria bëri me dije për abcnews.al se deri më tani janë firmosur 17 urdhër arreste për persona të dyshuar se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se numri i urdhër arresteve pritet të rritet në orët në vijim.
Prokuroria dyshon se një pjesë e personave për të cilët kanë lëshuar urdhër arresti kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin disa godina, të cilat u shemben më pas.
Në listën e personave për të cilët ka urdhër arresti janë drejtues dhe punonjës të Kadastrës së qytetit.
Një pjesë tjetër e grupit të personave për të cilët ka urdhër arresti janë inxhinierë dhe punonjës teknik që kanë shkelur rregullat e sigurimit teknik duke shpallur si të banueshme godina të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, të cilat u dhemben më pas.
Mes personave që u është marrë dëshmia janë edhe Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, drejtori nëndrejtori i Konvaleshencës së Durrësit.
Paraprakisht deklarohet se janë ndaluar:
Ahmet Doda, drejtori i Konvaleshencës
Kujtim Hasa, nëndrejtori i Konvaleshencës
Arben Isaku, nendrejtor i Kadastrës dhe ish drejtor i ALUIZN-it
Arben Qato, kolaudator dhe pronar i ”Palma”
Dëshira Qato, bashkëpronare te ‘Palma” dhe ish drejtuese e urbanistikës në bashkinë Kavajë
Artur Terziu, pronar i Baron’s i cili ka prishur kolonat te pallati i para viteve ’90 te lagjja 6 ku humbën jetën 2 gra,
Aldo Dekavelli, zyrtar në Kadastër
Flamur Gjuzi ish drejtor i Aluiznit nuk është kapur ende.
Artur Çela, ish-kreu i INUK
Ruzhdi Xheka. /abcnews.al