VLORË- Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia pasi u ka kap duke lëvizur me kallashnikov dhe municion luftarak.
44-vjeçari Eqerem Sorra u ndalua nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë, ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”.
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Sipas hetimeve ka rezultuar se 44-vjeçari është i dënuar me 8 vite burg në Kaliforni për përdhunim.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

