Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja me thikë e 23-vjeçarit/ Zbardhet ngjarja në Tropojë, dy të arrestuar

schedule12:50 - 25 Qershor, 2025

schedule 12:50 - 25 Qershor, 2025

TROPOJË- Policia ka zbardhur ngjarjen e të martës në Tropojë ku mbeti i plagosur me thikë një 23-vjeçar.

Autoritetet kanë arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me thikë 23-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Po ashtu u arrestua edhe një 21-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Procedohet në gjendje të lirë edhe 23-vjeçari i plagosur pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkaq u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen, sasia e lëndës narkotike dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!