Policia italiane sekuestron 8 kuintalë drogë/Arrestohen 2 shqiptarë

schedule15:24 - 17 Janar, 2018

schedule 15:24 - 17 Janar, 2018

Policia italiane ka sekuestruar tetë kuintalë drogë të llojit hashah dhe marijuanë me një vlerë prej katër million eurosh. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë dhe një Italian

Hashash që vinte nga Spanja dhe Tunizia dhe marijuanë e blerë në Shqipëri, një sasi prej tetë kuintalësh dhe që ishte planifikuar të shitej në Pulia të italisë për një vlerë rreth 4 milionë euro. Policia italiane ka arritur të sekuestrojë sainë e drogës të arrestojë dy shtetas shqipraë dhe një Italian tq cilëve iu jetën dhe 32 mijë euro cash dhe një pistoletë.

Një nga shtetasit shqiptarë që përfundoi në pranga është një 20 vjecar me pasaportë greke, ndërsa për shqiptarin tetër bëhet e ditur vetëm mosha 27 vjec. Personi I tretë I vënë në pranga është 40 vjecari Italian Benito Botta me precedent penalë.

Policia italiane kanë zbuluar dhe vendin ku paketohej droga në një vikë në fshatrat e Biskelies, e cila ishte marrë me qera nga një nga shqiptarët

Agjentët e policisë italiane në deklaratën për mediat theksuan se ndalojnë shpesh shoferë shqiptarë kamioni të cilëve iu gjenden shifra të mëdha parash dhe shumë mallra. Sipas hetuesve italianë kjo është mënyra e gjetur nga kriminelët për të qarkulluar paratë e përdorura për trafikun e drogës./abcnews.al