Zjarri përfshiu fushën e gazit South Pars të Iranit, depozita më e madhe e gazit natyror në botë, raportuan mediat shtetërore iraniane. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një zjarr të madh dhe re tymi që ngrihen nga një fushë gazi në provincën jugore Bushehr të Iranit.
Po ashtu raportohet se u godit edhe objekti i Kompanisë së Rafinimit të Gazit Fajr Jam në të njëjtën provincë. Kjo është hera e parë që raportohen sulme izraelite ndaj objekteve iraniane të gazit.

