Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“11 maji vendim historik”, Rama në Memaliaj: Misioni ynë është Shqipëria europiane, koha të bëjmë histori

schedule19:54 - 22 Prill, 2025

schedule 19:54 - 22 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Memaliaj, u shpreh se tashmë është koha që shqiptarët të vendosin për Shqipërinë europiane.

Gjatë këtij takimi, Rama nënvizoi se 11 maji nuk është një zgjedhje se kush rrit pagat apo jo, por shkon përtej të gjithave, pasi ka të bëjë sipas tij, me një vendim historik popullor dhe se me mbështetjen e shqiptarëve duhet përcaktuar që ka mbështetje popullore për të mbyllur negociatat në 2027.

“Socialistë apo demokratë , është një zgjedhje, me Shqipërinë në Europë, apo me bufin sërish në kënetë. Në këtë zonë nuk ka nevojë shumë për fjalime, në këtë zonë nuk ka nevojë as të hapë gojën ai që vjen për të kërkuar mbështetje, sepse ju e ndiqni përditë jetën politike të këtij vendi. Këtë e keni pasur gjithnjë. Por unë dua t’u them ktheni kokën pas, shikoni se ku ishte Tepelena, Memaliaj qarku i Gjirokastrës kur ne morëm detyrën falë mbështetjes tuaj. Ne këtu jemi të gjithë të barabartë dhe të gjithë një, nuk ka heronj e të tjerë. Unë nuk jam heroi juaj, jam kali që keni zgjedhur të tërheqë karrocën. Për t’ju shërbyer dhe për të bërë histori së bashku. Më 11 maj na ka ardhur ne, fati e ka dashur që të na vijë fati ne shqiptarëve dhe mundësia të bëjmë histori bashkë. Të përmbyllim një kalvar të gjatë. Është koha që të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë të marrin pasaportën europiane të Shqipërisë. Ajo pasaportë i jep fund ndarjes tonë kur shkojmë jashtë në një korridor të veçantë. I jep fund ndarjes së fëmijëve tuaj kur shkojnë të studiojnë jashtë si të huaj dhe i bën edhe fëmijët tanë fëmijë europianë”, tha mes të tjerash Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!