Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë Siciljan Çakri, i cili është lokalizuar dhe ndaluar në zonën e Astirit, pas informacionit të siguruar nga shërbimet e Policisë së Tiranës mbi vendndodhjen e tij.
Sipas burimeve, Siciljan Çakri është djali i Petrit Çakrit, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës. Për këtë ngjarje janë akuzuar gjithashtu vëllezërit Kristi dhe Fation Bushgjokaj.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në lidhje me akuzat dhe rrethanat e arrestimit të Siciljan Çakrit.


