Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Edicioni i “Vajzë Fest”/ Tradita dhe kultura bashkojnë banorët e Selenicës, i pranishëm edhe kryeministri Rama

schedule21:17 - 14 Gusht, 2026

schedule 21:17 - 14 Gusht, 2026

SELENICË- Është zhvilluar në fshatin Vajzë të Selenicës edicioni i katërt i “Vajzë Fest”, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë për zonën. Festivali sjell në vëmendje traditën, kulturën, artin, sportin dhe trashëgiminë e kësaj treve.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe organizatorët e festivalit.

“Ju uroj që të keni një festival të këndshëm. Edhe më shumë, edhe më mirë vitin e ardhshëm”, tha Rama në fjalën përshëndetëse.



“Vajzë Fest” synon të promovojë vlerat kulturore dhe traditat e zonës, duke e kthyer aktivitetin në një ngjarje të rëndësishme për komunitetin e Selenicës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!