TIRANË- Ndalesa e radhës e Edi Ramës në turin e takimeve elektorale ishte Gjirokastra, ku u prit nën tingujt e isos polifonike.
Përpara të pranishmëve, Rama bëri diferencën e votës mes votës për të dhe Sali Berishën.
Kryesocialisti tha se në 11 maj, vota për numrin pesë është votë për pasaportën europiane me të gjitha benefitet e saj.
“Negociatat i mbyll vetëm unë me partinë socialiste, askush tjetër. Se nuk ka më kohë. Dera mund të mbyllet”
Anëtarësimi në Bashkimin Europian, për Ramën, do të thotë barazi përpara ligjit.
“Liria individuale në Shqipëri duket e mirëqenë, por nëse mund të kërcënohet. Barazinë para ligjit nuk e bëjmë dot ne, nuk kemi kapacitet ta vulosim. Do bëjmë lojëra ne. do vijë një tjetër, etj. Çështja është që mos i afrohet askush fare dhe këtë e garanton BE”, tha ai.
Një përgjigje Rama e kishte edhe për kundërshtarët të cilët thonë se PS nuk ka program.
“Këta çyrykët thoshin ç’është ky hall i madh me këtë parti. S’ka program, po buf, kënetë. Ka nxjerrë edhe pasaportën se s’ka çfarë thotë më. Unë s’kam çfarë them. Nëse numëroj një nga një të tëra që kemi bërë në Shqipëri, mund të rrimë deri më 11 maj. Por ajo pasaporta është status i ri”, theksoi Rama.
Rama nuk i kurseu batutat as me burrat të cilët qëndronin në këmbë, në mitingun e thirrur me gratë.
“Bravo ju qoftë. Ju I shërbeni grave… ju jeni burra”, theksoi ai.

