Dialogu Strategjik ka qene ne qender te bisedimeve mes zevendes sekretarit amerikan te shtetit per Menaxhimin dhe Resurset Richard R.Verma dhe presidentes se Kosoves Vjosa Osmani.
Dy perfaqesuesit e larte SHBA-Kosove nuk paten nje deklarate te perbashket per media, po pas takimit ishte presidentja Osmani qe doli me nje njoftim ne rrjetet sociale.
“Lajm i shkëlqyeshëm për Republikën e Kosovës! Pas propozimit që i kam dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Presidente e Republikës qysh në vitin 2021, pastaj rikonfirmuar në qershor të vitit 2022 nëpërmjet notës verbale si dhe në takimin me Sekretarin Blinken në korrik 2022, si dhe pas një pune të jashtëzakonshme të ekipeve tona përgjatë viteve të kaluara, sot në takim me Zëvendës Sekretarin amerikan Richard Verma m’u konfirmua se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik”- ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Sipas Departamentit Amerikan te Shtetit, Verma ka mbajtur ne qender te vemendjes normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog, nën ndërmjetësimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011 me mbeshtetjen edhe te SHBA-se, por marredheniet e Kosoves me nderkombetaret jane vene gjithnje e me shume ne pikepyetje pas veprimeve te etiketuara si te pakoordinuara me perendimin nga ana e kryeministrit Albin Kurti.