TIRANË- ABC News ka siguruar pamjet e dhunimit barbar të 48-vjeçarit Adriatik Roshi në një berberhane në Tiranë.
Autorët e godasin me shkopinj në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa në pjesën e kokës shihen dhe njolla gjaku.
Në pamje shihen tre persona që e godasin, një i katërt bën roje me pistoletë dhe një makinë tip Audi, ngjyrë e zezë i pret agresorët jashtë berberhanes.
Për këtë ngjarje janë arrestuar Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Dyshohet se ngjarja është porositur nga Luçiano Koçeku dhe Dino (Abedin) Koçeku.
Në kërkim:
- Gëzim Koçeku
- Ronald Koçeku
- Dino (Abedin) Koçeku
- Luçiano Koçeku alias Tur Koçeku
Gjatë hetimeve, janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshje të dyshuara që autorët kanë përdorur gjatë krimit.
Ndërkohë, një shishe shampanjë dyshohet të ketë qenë zanafilla e sherrit në një resort luksoz në gusht të vitit të shkuar në jug të vendit.
Aty Adriatik Roshi dyshohet të jetë konfliktuar dhunshëm me Tur Koçekun, pamje të cilat u shpërndanë në rrjet/abcnews.al