Viti perfekt i “Rrogozhinasve”, Egnatia mund Kukësin dhe fiton për herë të parë në histori Superkupën e Shqipërisë

schedule21:16 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 21:16 - 26 Dhjetor, 2024

Egnatia fitoi për herë të parë në histori trofeun e SuperKupës së Shqipërisë, pasi mundi Kukësin 2-0 në finalen e luajtur sot në mbrëmje në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Rrogozhinasit triumfuan me golat e Serxho Ujkës dhe Soumaila Bakayoko.

Egnatia e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ilir Dobjan (GK), Albano Aleksi, Regi Lushkja, Soumaila Bakayoko, Renato Malota (C), Edison Ndreca, Arbin Zejnullai, Arbenit Xhemajli, Rezart Rama, Serxho Ujka dhe Abdurraman Fangaj.

Kukësi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Amarildo Dervishaj (GK), Erest Lamellari, Abiodun Basit Yusuf, Albi Matani, Mario Berishaj (C), Francesko Hasaj, Abdulkadir Abubakar Nasir, Xhuljan Kapllanaj, Redon Dragoshi, Geri Selita dhe Redon Danaj.

Egnatia dominoi takimin që në fillim dhe pas disa rasteve të mira ja doli mbanë të zhbllokonte rezultatin me Serxho Ujkan në minutën e 20-të. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në fraksionin e dytë ndeshja u bë tepër interesante. Kukësi shpërdoroi disa mundësi të mira me kapitenin Beshiraj. Megjithatë, Egnatia realizoi golin e dytë në të 85-ën me Soumaila Bakayoko. Ndeshja u mbyll 2-0 për Egnatian. /FSHF


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!