KUALIFIKUESET E FEMRAVE | Hidhet shorti, kombëtaret e moshave mësojnë rivalet

schedule10:59 - 29 Nëntor, 2019

schedule 10:59 - 29 Nëntor, 2019

Shqipëria U17 dhe U19 për femra kanë mësuar ekipet rivale për kualifikueset e kampionatit Europian 2020/21, pasi ditën e sotme u hodh shorti në Nyon të Zvicrës. Të dyja ekipet kuqezi bëjnë pjesë në grupin nëntë. Ekipi i paratëreja do të ketë në grup kombëtare si Holanda, Suedia dhe Rumani.

Të rejat do të përballen me Danimarkën, Rusinë dhe Moldavinë. Shqipëria do të jetë vend pritës i sfidave kualifikuese: ndeshjet për U17 do të zhvillohen në datat 7, 10 dhe 13 tetor, kurse për U19 në datat 21, 24 dhe 27 tetor.

Si funksionon? Gjithsesi janë 12 grupe me nga katër skuadra dhe në fazën tjetër shkojnë 28 ekipe. Dy vendet e para (24 në total) kualifikohen në raundin final të kualifikueseve, ndërkohë që në “Elite Rounde” shkojnë edhe katër vendet e treta më të mira në të gjitha grupet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!