Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate/ Arrestohen 5 administratorët, në kërkim 3 të tjerë

schedule13:50 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 13:50 - 19 Dhjetor, 2024

Në kuadër të operacionit ‘Dekoderi’, kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës 5 administratorë dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë. Mësohet se ata kishin7 subjekte online, në të cilat shisnin paketa me kanale televizive, në kundërshtim me ligjin.

Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.

Njoftimi i Policisë:

Zhvillohet plani operacional policor, i koduar “Dekoderi”, me objektiv goditjen e rasteve të piraterisë televizive.

Plani operacional, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale. Ky plan, rezultat i një hetimi disamujor, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Kontrollet dhe verifikimet e kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, konstatuan 7 subjekte online, në të cilat shiteshin paketa me kanale televizive, në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike konstatoi një tjetër subjekt në këtë paligjshmëri.

Identifikohen dhe arrestohen 5 administratorë të këtyre subjekteve. Punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Sekuestrohen 45 dekoderë, 5 radio marrëse-dhënëse dhe 4 celularë.

10 subjekte të tjera janë verifikuar dhe veprimtaria e tyre është aktualisht në hetim.

Në kuadër të planit operacional të koduar “Dekoderi”, u vunë në pranga shtetasit 28 vjeç, 40 vjeç, 45 vjeç, 28 vjeç dhe 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit 40 vjeç dhe 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

  • Më tej, në kuadër të këtij plani operacional, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike kreu verifikime për një tjetër subjekt online, mbi dyshime për këtë paligjshmëri. Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi.

Nga verifikimet dhe hetimet e deritanishme rezultoi se këta shtetas shitnin online, në kundërshtim me ligjin, paketa me kanale televizive. Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj paligjshmërie, në kuadër të plani operacional policor të koduar “Dekoderi”, po vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!