Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur nga Korça për ngjarjen e rëndë që ndodhi në një gjimnaz në Cakran të Fierit, ku dy nxënës janë përplasur me thika dhe për pasojë njëri prej tyre është lënduar pasi ka marrë katër goditje në pjesën e krahut.
Ai ka thënë se për fat të mirë u identifikua sa më shpejt nga policia.
“Çështja që unë i kam kushtuar rëndësi është ajo e paketës në shkolla, sot në Cakran në qarkun e Fierit kemi pasur një ngjarje që për fat të mirë ka arritur të identifikohet në rastin më të shpejtë nga policia. roli I policisë dhe roli I stafit pedagogjik për të pasur një ambient sa më të sigurt është shumë i rëndësishëm. Sic ju e dini edhe kryeministri është në një konsultim publik për paketen ne shkolla”.
Sa I përket, garës për drejtorët e komisariateve, Hoxha tha: “Shumë shpejt ne do të kemi 48 oficerë policie që do të drejtojnë komisariatet. procesi po vazhdon dhe do të jetë njëlloj si me përzgjedhjen në qarqe”./abcnews.al