“Peshkaqenët” e mikrokredive/ Prokuroria e Tiranës: SPAK të hetojë edhe 11 përmbarues e punonjës të skemave

schedule15:29 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 15:29 - 9 Dhjetor, 2024

Skandali për dosjen e mikrokredive  ka nxjërrë në pah skemën kriminale të personave që detyronin qytetarët për të shlyer kreditë e vogla duke aplikuar për kredi konsumatere por me interesa më të lartë. Në dosjen hetimore që pak ditë më parë prokuroria e Tiranës e trasferoi në spak me argumentin se person e përfshirë kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal evidentohet edhe rasti shtetasit Ardjan Avdillari i cili mori një kredi prej 3 0000 mijë lekësh pranë bankës pro kredit bank, por për shkak se nuk shleu këstin e fundit prej 50 mijë lekësh, i bllokuan të gjitha llogaritë bankare përfshi edhe pagën duke e detyruyar të aplikonte për një mikro kredi.

“Shërbimi Përmbarimor më ka bllokuar rrogën dhe se për ta zhbllokuar atë duhej të firmosja një kontratë kredie të re në vlerën 216.100 lekë për një afat 30 muaj me interes 2% në vit pasi kaq detyrime kisha të pashlyera sipas tyre. Unë kam firmosur nga halli që të më zhbllokohej rroga ime pasi kisha mbetur pa para dhe isha me qera.”

Por kalvari i Avdillarit nuk mbaron këtu. Për shlyerjen e kësaj kredia të re si u  u detyrua nëprmjet kërcënimeve dhe presioneve të apliikonte për një mikro-kreditjetër për të bërë të mundur shlyerjen përfundimtare që bashkë me kamat vonesat ajo u dyfishua në rreth 5 milionë duke nisur edhe proceduart  për sekuestrimin e një pasuri të pa luajtshme.

“Prej 3 vitesh nuk kam paguar më asnjë këst pasi nuk kisha më mundësi financiare dhe në muajin dhjetor 2023 më ka ardhur një shkresë nga MCA ku kishin nisur procedurat për bllokimin e pasurisë time të paluajtshme në Pogradec”.

Nga  hetimet e prokurorisë, është zbuluar edhe një formë tjetër e paligjshme e përdorur nga shoqëritë MCA dhe Final përmes ankandeve fiktive për shitjen e pasurive që konfiskoheshin nga qyterët që ishin debitorë. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë kryer të paktën 2 mijë ankande të tillë.  Ndërsa prokuroërt  Ndini Tavani, Antoneta Asevdari e Arben Agovi  përveç personave që janë marrë nën hetim dhe janë caktuart masa sigurie, kërkojnë që SPAK të marrë në në hetim edhe 11 përmbarues privat dhe punonjës të kompanive me dyshimin se kanë kryer mashtrim me pasoja të rëndë dhe kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!