U kap duke vënë baste me celular, arrestohet administratori i lokalit në Shkodër

schedule12:57 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 12:57 - 5 Dhjetor, 2024

Adminstratori i një lokali në Shkodër ka përfunduar në prangat e policisë. Kjo pasi 37-vjeçari u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, me celular.

Si pasojë, ai do të dënohet për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshitm me ligjin”.

Njoftimi i Policisë:

U kap duke vënë baste, me celular, në ambientet e lokalit që administronte, arrestohet 37-vjeçari.

Sekuestrohen celulari dhe një shumë lekësh që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal në lagjen “Partizani”, administratori i biznesit, shtetasi 37 vjeç, banues në Shkodër, vinte baste sportive, me celular.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë 37-vjeçari, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!