Vrasja në Ndroq, autori i dyshuar është kunati i Altin Hajrit

schedule17:36 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 17:36 - 1 Dhjetor, 2024

Julian Gjoshi është shpallur në kërkim si autori i vrasjes së Alfred Dedjas, rreth 50 vjeç, pasditen e kësaj të diele në Ndroq. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë prishja e pazareve të drogës. 26 vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Kush është Julian Gjoshi?

Në Janar të vitit 2021, Julian Gjoshi u arrestua nga forcat “Shqiponja” në Tiranë pasi u konstatua me armë me vete. I riu ishte në gjendje të dehur kur u ndalua në bulevardin “Gjergj Fishta”. Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti poshtë sediljes një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë.

Rezultoi se i riu ishte dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Emri i Julian Gjoshit doli edhe në dosjen ndaj deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në Shijak.

Nga bisedat në Sky ECC, ka rezultuar se Altin Hajri i ka kërkuar ndihmë Jurgis Çyrbjas për lirimin e tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!