Ross Barkley është fotografuar gjysmëlakuriq në një klub nate në Dubai. Anglezi, i cili është jashtë fushave për një muaj nga një dëmtim në kyçin e këmbës, e kishte lejen nga klubi për të shkuar me pushime. Ai i zhgënjeu drejtuesit e klubit, ndërkohë që një qëndrim e ka mbajtur edhe trajneri Frank Lampard.
“Ross ka treguar mungesë profesionalizmi, por ndryshimin e tij duhet ta tregojë në fushë. Ai e di se si jam ndjerë kur kam parë artikujt për të. Nuk dua të jem diktator, pasi gjithashtu e kuptoj se lojtarët e mi janë njerëz dhe kanë një jetë. Nuk mendoj se ajo që ka bërë ai është diçka e tmerrshme”, ka deklaruar tekniku i Chelsea, i cili fillimisht komentoi veprimin e mesfushori.
Gjithsesi Lampard dëshiron të flasë edhe për Barkley, si futbollist. “Më pëlqen Ross dhe ai është pa asnjë diskutim një nga lojtarët e mi. Ka pasur një dëmtim dhe ende nuk është rikuperuar. Ka ende pak dhimbje kur gjuan, ndaj duhet të punojë mirë për t’u rikthyer”, shtoi ish-mesfushori, i cili po bën mirë si trajner të “Blutë e Londrës”.
Barkley edhe më parë është bërë protagonist me sjelljen e tij. Në muajin shtator u bë protagonist pas një xhiroje me taksi. Lampard e pret tashmë të rikuperohet plotësisht dhe ta ketë nën urdhrat e tij në vazhdim të sezonit mesfushorin 25-vjeçar, që Chelsea e bleu nga Evertoni në verën e vitit 2017. /abcnews.al