Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi ditën e hënë kryeqytetin, ku 14-vjeçari Martin Cani ndërroi jetë në Spitalin e Traumës pas një goditje të vetme me thikë në brinjë, në pjesën e shpinës
Ndërsa, Luis Mecja, 14 vjec, ndodhet në spitalin e Traumës, me disa goditje me thikë 4-5, por në gjendje të stabilizuar shëndetesoer.
Të dy, shokë, pjesë e ekipit U-15 me Dinamon – i mituri i plagosur te trauma nuk është nxënës i Fan Nolit, por i shkollës Mustafa Qemal Ataturku në Sauk. Dyshohet të jetë thirrur nga 14-vjecari që mbeti viktimë.
Autori, 14 vjec, i shtruar në një spital privat në Tiranë, i arrestuar aty nga policia, për “”Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi mori një plagë në parakrah, nga thika që vetë ai sulmoi bashkëmoshatarët.
Një i katërt, mik i autorit, po nxënës i shkollës “Fan Noli” ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por nuk ka deri më tani prova se ka qenë pjesë e sherrit, roli i tij ka qenë më shumë për të ndarë palët.
Para përleshjes me thikë, grupi i nxënësve të Fa Nolit, viktima dhe autori , kanë pasur një sherr në ambientet e shkollës, me fjalë. Aty mësohet se ka ndërhyrë oficerja e sigurisë së shkollës. Fëmijët janë shprehur se e zgjidhën, nuk kanë më probleme, dhe se e gjitha ishte një keqkuptim, pasi kishin besuar se kishin sharë njëri-tjetrin, por thanë se e sqaruan dhe nuk kishin sharë njëri-tjetrin, por e gjitha ishte një keqkuptim.
Sa i përket dinamikës së ngjarjes, pas një sherri me grushte mes të përfshirëve, autori ka përfunduar i shtrirë në tokë dhe aty ka nxjerrë thikën duke qëlluar disa herë, viktimën Martin Cani, dhe Luis Mecen, të cilët ishin mbi trupin e tij duke u zënë./abcnews.al