52-vjeçari Eduart Reçi u qëllua me plumb në kokë. Ngjarje e ndodhur një natë më parë në kryeqytet. Reçi ndërroi jetë në spitalin e Traumës, mëngjesin e sotëm.
“ABC News”, ka siguruar foto nga ngjarja e rëndë. Siç shihet nga pamjet, Eduart Reçi sipërmarrës në fushën e ndërtimit, shihet i shtrirë pasi është qëlluar me armë.
Ndërkohë në detajet e siguruara deri më tani dihet se 52-vjeçari momentin ka qenë i vetëm kur është qëlluar, me një plumb pistoletë në pjesën e kokës.
Sipas grupit hetimor 52-vjecari është qëlluar nga një distancë e afërt. Ndërkohë vetë Eduard Reçi me origjinë nga Dibra, jetonte pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
/abcnews.al/