Berisha i hap luftë reformës në drejtësi/ Kryetari i PD: Reformën e bënë ambasadorë të korruptuar dhe George Soros

schedule15:07 - 11 Nëntor, 2024

schedule 15:07 - 11 Nëntor, 2024

Ky vlerësim për drejtësinë nuk është thjeshtë deklaratë për dhënë për mbështetësit e tij të zakonshëm, që mblidhen poshtë ballkonit të tij, çdo mbrëmje.

Por duket se në shenjestrën e Sali Berishes nuk janë vetëm Dumani dhe SPAK, por edhe institucionet e drejtësisë së re.

“Kush e bëri drejtësinë? E bëri Xhorxh Sorosi. Janë me dokumente këto. Nuk është një shpikje e imja”.

Berisha sheh në shumë zyra, edhe ndërkombëtare, bashkëpunëtorë për atë që ai e quan drejtësi kriminale.

“Ai e shkatërroi drejtësinë me ambasadorë të korruptuar, me lobimin e tyre të korruptuar, natyrisht me Edi Ramën, pa Edi Ramën nuk bëhej kurrë ajo”.

Sulmin më të ashpër e ka ndaj SPAK, që mes shumë zyrtarëve të tjerë lartë, e ka vendosur dhe kreun e PD në akuzë për korrupsion. por akuza shkon pertej Dumanit.

“Deklarata ime për organizatë kriminale bazohet në dokumente zyrtare, të cilat dëshmojnë se prokurorët dhe anëtarët e BKH-së, të Spakut të partisë tregtojnë ditë e natë me dosjet e krimit, me autorët e krimeve”.

Altin Dumani mbetet në krye të listës së të akuzuarve të tij.

“Unë nuk mund të akuzoj persona që nuk i njoh, por unë po flas për emra që i njoh dhe ua di veprat. Di se si Altin Dumani bllokon, fyen një komb të tërë si bandit”.

Ndërsa edhe më parë ka folur për një reformimin të sistemit gjyqësor, me ndihmën e propozimeve që duhet të vijnë nga Komisioni i Venecias, duket se me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë Berisha po ashpërson retorikën ndaj reformës në drejtësi. Reforme e cila nga shqiptaret, cilesohet si me e mbeshtetura ne te gjitha sondazhet, me nje perqindje qe kapercen ate te partive politike./abcnews.al