Është mbyllur takimi mes Partizanit dhe Laçit, me fitoren minimale të “Demave” 1-0. Ka mjaftuar një gol i Asanit që të besuarit e Lerdës të marrin tri pikët e plota, duke ruajtur kreun e renditjes.
Ndeshja u dominua nga Partizani, që e nisi shumë shpejt takimin. Bardhi dhe Telushi provuan të shënonin me disa goditje nga distanca, por goli do të vinte vetëm në minutën e 26-të.
Asani përfiton mjaft mirë pas një rrëmuje në zonë dhe arrin të gjejë rrjetën me të majtën, duke kaluar në avantazh “Demat”. Ky gol i Asanit në pjesën e parë, mjaftoi që Partizani të marrë tri pikët e plota, ndërsa Laçi largohet nga “Elbasan Arena” pa asnjë pikë. “Demat” e drejtuar nga Lerda ngjiten në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Laçi mbetet në vend të pestë me 19 pikë./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13
E hënë, 25 nëntor 2019, ora 18:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
PARTIZANI – LAÇI 1-0
Asani 26′
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro (Bitri 87′), Çinari, Bardhi (Solomon 71′), Asani (Romero 77′). Trajner: F. Lerda
Laçi: Stajila, Trokthi (Berisha 76′), Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha (Malci 86′), Nwabueze. Trajner: A. Cungu
Kartonë të verdhë: Bardhi 41′, Asani 69′ / Trokthi 37′, Turkaj 60′, Domgjoni 80′, Nwabueze 89′, Hima 90′ (trajner, Laçi)