Një gjest me të vërtetë madhështor. Jasir Asani është kthyer në hero në Iran jo vetëm për golat e tij, por edhe për diçka tepër të rrallë.
Mediat në kryeqytetin Teheran shkruajnë se ylli I Shqipërisë ka treguar një bujari të pashoqe duke ndihmuar një mikun e tij iranian.
Shqiptari nga Shkupi I ka dhuruar një shtëpi shokut të tij në klubin Esteglal, që quhet Akbar Akrami.
Siç sqarohet, Akrami është një punonjës I logjistikës në Esteglal, me të cilin Asani ka krijuar që në fillim një lidhje të fortë miqësore, edhe pse I përkasin kombeve të ndryshme dhe kanë gjuhë e kulturë të ndryshme.
Futbollisti kuqezi, sipas mediave, e shihte me shumë shqetësim faktin që Akrami ishte njeri I varfër edhe pse ishte tepër punëtor.
Besohet, kjo për shkak të pagës së ulët në klub.
Si pasojë, duke qenë njeri me të ardhura të rëndësishme për nivelin e jetesës në Iran, ai vendosi t’i bëjë një dhuratë kaq të madhe.
Më herët, Asani I kishte dhuruar mikut të tij një makinë të re, që kushtonte deri në 10 000 USD, dhe kjo sepse ai shkonte në stërvitje me motoçikletë edhe në ditë të ftohta dhe me shi.

