Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asani, në podium në Champions/ Ylli shqiptar është shënuesi i tretë më i mirë në histori

schedule11:36 - 22 Shtator, 2026

schedule 11:36 - 22 Shtator, 2026

E rëndësishme për njeriun është të lerë pas emrin e mirë.

Pse jo, edhe të madh.

Jasir Asani po ia del këto kohë në anën tjetër të botës, në kontinentin më të madh të saj, Azi.

Siç njoftojnë mediat në Iran, futbollisti shqiptar është ngjitur në podiumin historik sa I takon golave të shënuar në Ligën e Kampionëve aziatike.

Ai ka 10 rrjeta deri tani, ndërsa ka luajtur vetëm 11 ndeshje për ekipet Kuangju në Korenë e Jugut dhe Esteglal në Teheran.

Po ashtu, ka shërbyer dy asistë.

Agjencia iraniane, “Habar Onlajn” I referohet medias “Futboll 360”, që thekson se shqiptari nga Shkupi është barazuar tashmë me ish-yllin e Liverpulit, brazilianin Roberto Firmino, në kuotën e 10 golave.

Vetëm Riyad Mahrez, me 13 gola në 24 ndeshje, dhe Salem Al-Dosari, me 12 gola në 17 ndeshje, janë më të lart se Asani, ndonëse duhet theksuar se ata kanë luajtur shumë më tepër se ai, pra shqiptari ka mesatare më të mirë.

Lojtari ofensiv I krahut ka luajtur vetëm një sezon të plotë në Championsin e Azisë, atë në Kuangju, ku pati 9 gola në 10 ndeshje, duke u shpallur Këpuca e Argjendit, ndërsa tek Esteglal këtë vit ka dalë në fushë vetëm një herë dhe ka realizuar një herë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!