Fier/ Shpallet në kërkim 47-vjeçari, theu masën “arrest në shtëpi”

schedule13:02 - 5 Nëntor, 2024

schedule 13:02 - 5 Nëntor, 2024

Një 47-vjeçar në Fier është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se ai ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 47-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit për trafikim të lëndëve narkotike.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, u shpall në kërkim shtetasi 47 vjeç, banues në Fier, pasi nuk u gjet në banesë, në cënim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!