DURRËS- Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se ka kryer 4 vjedhje dhe është konfliktuar fizikisht me një shtetas tjetër.
Policia ka sekuestruar një shumë parash, vegla pune dhe armë të ftohta, që u gjetën në banesën e 33-vjeçarit Gentjan Hasa. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit.