Në Tiranë ka hapur dyert kampusi i Kolegjit të Europës, i pari kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, i cili krijon mundësinë për një mësim më të thelluar për vetë Bashkimin Europian dhe rrugëtimin drejt tij.
Gjatë fjalës së saj Federica Mogherini u shpreh se studentët janë ata që formësojnë të ardhmen e Europës.
“Studentët formësojnë të ardhmen e Europës, duke fuqizuar breza qytetarësh të apasionuar të përkushtuar në mbarë kontinentin. Një kontinent që të ketë ndikim. Nëse kjo është e mundur, kjo është falë jush Ursula. Besuat jashtë mase në këtë projekt. I kushtuar të gjitha energjitë. Është edhe falë Edit, që ja del të mobilizojë potencialin dhe ministrat në mënyrë të jashtëzakonshme që na kanë ndihmuar shumë. Studentët tani ndjehen qytetarët të Tiranës, të këtij qyteti mbresëlënës. BE diçka që e bashkon këtë vend. Pa ambasadorët skemat tona nuk do kishin funksionuar”, u shpreh ajo.
/abcnews.al/