Vendimin e tij për ta shpallur kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Borchardt si person të padëshëriuar në Presidencë, Ilir Meta e zyrtarizoi pasditën e të hënës. Delegacioni i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së i kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli u takuan në Presidencë me Ilir Metën, por ndryshe nga protokolli zyrtar ata nuk u shoqëruan nga Borchard.
Por pavarësisht qëndrimeve kritike dhe rezervave të shprehura nga krerët e opozitës në selinë e Partisë Demokratike, Borchard vijon të jetë i mirëpritur dhe shoqëroi presidentinTsereteli në takimin që zhvilloi me Bashën dhe aleatët e tij në opozitë.
I pyetur se si ndihej në ditën e parë të punës si diplomat non grata, Borchard më shumë sesa persoanlisht foli në emër të institucionit. Por nervozizmin nuk e fshehu kur interesit të medias iu përgjigj me një shtyrje ndaj mikrofonave
“OSBE është një organizatë legjitime në Shqipëri, OSBE është për dialog. Më lini të qetë”.
Takimi i përfaqsuesve të lartë OSBE pasditën e të hënës u zhvillua një ditë para takimit që prezenca e OSBE ka thirrur me partitë politike në Tiranë. Opozita do të marrë pjesë në këtë tryezë dhe do përfaqsohet në nivel teknik, ndërkohë që në rend të ditës do të jetë çështja e financimit të partive politike dhe fushatav zgjedhore. Ndërkohë në prezidencë në orën 09:00 Ilir Meta do të presë Lulzim Bashën dhe drejtuesit e partive opozitare për të disktuuar mbi krizën politike dhe ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese. /abcnews.al