Ofensiva ukrainase/ Rusia fajëson NATO-n: Përgatitën sulmin në Kursk

schedule10:14 - 21 Gusht, 2024

schedule 10:14 - 21 Gusht, 2024

Ofensiva nga forcat ukrainase që çoi në marrjen në kontroll të një pjese të rajonit Kursk të Rusisë është përgatitur me përfshirjen e shërbimeve të inteligjencës amerikane, britanike dhe polake, sipas një raporti të inteligjencës ruse.

Njësitë e ushtrisë ukrainase kryen bastisjen e befasishme në territorin e Rusisë më 6 gusht.

Ky është pushtimi më i madh ushtarak në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore.

Operacioni, sipas Kievir, synon të krijojë një zonë sigurie dhe të dëmtojë makinerinë luftarake të Rusisë, duke shprehur kështu termat që Kremlini ka përdorur herë pas here për atë që e ka quajtur një “operacion special ushtarak”.

“Operacioni i forcave të armatosura të Ukrainës në rajonin e Kursk u përgatit me pjesëmarrjen e shërbimeve të inteligjencës së SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe polake,” thuhet në raport.

Njësitë pjesëmarrëse u trajnuan për koordinim luftarak në qendrat stërvitore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Shtëpia e Bardhë ka argumentuar se Uashingtoni nuk e dinte paraprakisht se një sulm ukrainas në Kursk ishte planifikuar.

Ndërsa trupat ruse vazhdojnë përparimin e tyre të ngadaltë në Ukrainën lindore, ku po përqendrojnë operacionet e tyre, Kievi tha dje se forcat e tij kishin marrë në kontroll 1263 kilometra katrorë në Kursk, duke përfshirë 93 komunitete.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!