Një tokë është bërë shkak i një konflikti që nisi me sende të forta e përfundoi me armë zjarri mes dy familjeve.
Tre vëllezërit Veseli po punonin tokën në Fushë Milot të Lezhës kur dy vëllezrit Pëllumb dhe Sokol Murati dhe djali i këtij të fundit Valdano Murati I janë afruar dhe kanë nisur të debatojnë me pretendimin se toka është e tyrja.
Sherri ka kaluar në përplasje me mjete të forta. Sipas dëshmisë së vëllezërve Veseli, ka qene Valdano Murati qe ka nxjerre pistoletën dhe ka qelluar duke plagosur në bark njërin prej tyre. Dy të tjerët sipas policisë janë dëmtuar me sende të forta.
Pas plagosjes vëllezërit Murati janë larguar nga vendi I ngjarjes, ndërsa Veselet janë derguar në spitalin e Kurbinit për ndihmë mjekësore. Policia u njoftua për ngjarjen nga bluzat e bardha.
Uniformat blu nisën kontrollet dhe vunë në pranga Pëllumb dhe Sokol Muratin dhe kanë shpallur në kërkim djalin e këtij të fundi Valdano Murati.
Pas arrestimit, vellezerit Murati kane deshmuar se edhe njeri nga vellezerit Veseli ka patur arme zjarri me vete dhe e ka nxjerre ndersa po konfliktoheshin. Sipas tyre Valdano Murati ka qëlluar pasi ka pare armen e zjarrit.
Gjatë kontrollit në banesën e Sokol Muratit policia gjeti dhe sekuestroi një sasi municioni luftarak. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.