Zjarri në fshatin Vilëz të malësisë së Kurbinit është vënë nën kontroll nga mjetet zjarrfikëse, pas ndërhyrjes nga ajri.
Nga zjarri janë djegur masive me ullinj dhe pyje.
Është ndërhyrë me mjete zjarrfikëse, ndonëse në terren të vështirë, ndërsa është mundësuar ardhja e dy helikopterëve, për të neutralizuar përhapjen e mëtejshme.
Në Vilëz janë aktive disa vatra të cilat po monitorohen nga forcat e ushtrisë zjarrfikëset dhe ato të emergjencave civile./abcnews.al


